Anthony Scaramucci, ish-drejtori i komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë, i shkarkuar nga detyra para pak ditësh, tha se ka njerëz në Washington që punojnë kundër presidentit Donald Trump.
Scaramucci deklaroi se ka elementë brenda Shtëpisë së Bardhë që duan të dëbojnë Trumpin nga aty. Ish drejtori i komunikimeve foli për televizionin ABC News për herë që parë qëkur u shkarkua nga puna muajin e shkuar, pas 10 vetëm ditësh në detyrë.
Scaramucci u shkarkua pas publikimit të një telefonatë në të cilën ai sulmonte shumë ashpër shefin e stafit të shtëpisë së bardhë Reince Priebus dhe kryestrategun e trump Steve Banon. Pavarësisht shkarkimit, Scaramucci mbrojti presidentin Trump.
“Në Washington, presidenti nuk është përfaqësues i një ndonjë klase të elitës politike, prandaj njerëz atje kanë vendosur ta dëbojnë. Mendoj se ka elementë në Washington, por edhe brenda në shtëpinë e bardhë, që nuk përkrahin interesat apo axhendën e presidentit-deklaroi Scaramucci.
I pyetur se kush janë këtë, Scaramucci tha se kishte përmendur disa dhe se po bëheshin ndryshime strategjike, ndërsa shtoi se Trump duhet të punësojnë më shumë besnikë, në mënyrë që të ndjekë axhendën e tij.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...