Menaxheri i Shanghai SIPG, Andre Villas-Boas, ka konfirmuar se mesfushori i Guangzhou Evergrande, Paulinho, do t’i bashkohet Barcelonës.
Braziliani është lidhur me një kalim te Blaugranët në javët e fundit, ndërsa të shtunën u raportua se klubi spanjoll është i gatshëm ta paguajë klauzolën prej 40 milionë eurosh.
Edhe trajneri i Guangzhou Evergrande, Luis Felipe Scolari, e ka konfirmuar transferimin që pritet të zyrtarizohet nga Barca.
“Largimi i Paulinhos është një humbje për Guangzhou Evergrande, por një fitim për futbollin kinez”, shkruan Telegrafi.
“Fakti që Paulinho është transferuar te një prej klubeve më të mira në botë, do të thotë se këta klube të mëdha i kushtojnë vëmendje Superligës së Kinës”, ka thënë Villas-Boas.
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...