Google ADS

Trafikonin skaf dhe benzinë nga Italia, 4 të arrestuar

21:08 | 13 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Katër persona janë arrestuar nga policia gjatë kontrollit të vijës bregdetare të Shëngjinit, nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorike dhe kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.

Nga kontrolli i ushtruar, në vendin e quajtur “Skalierat Veriore” në Shëngjin, forcat policore kanë konstatuar në breg një gomone dhe një automjet tip Alfa Romeo. Menjëherë është ndërhyrë nga efektivet e policisë që kanë bërë bllokimin e këtyre mjeteve ku janë gjetur edhe 30 bidona të mbushur me lëndë djegëse benzinë.

Nga hetimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë, dyshohet  se mjeti lundrues është i trafikuar nga Italia për në Shqipëri nga tre prej të arrestuarve, Nertil Shehu, Eduart Musia dhe Eltion Isufaj.

Mësohet se i arrestuari i katërt është 27-vjeçari Arbër Bregu, që do të përballet vetëm me akuzën për  kontrabandën e benzinës, ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë akuzohen edhe  për trafikim i mjeteve motorike, kalim i paligjshëm i kufirit dhe falsifikim monedhash.

Përkatësisht akuzat për të arrestuarit:
– Eltion Isufaj , 29 vjeç, banues në Vlorë për veprën penale, “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” “Trafikim i mjeteve motorrike”   parashikuar nga nenet 172  dhe 141/a të Kodit Penal

-Nertil Shehu, 26 vjeç, banues në Vlorë,  për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorrike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë ” “Kalim i paligjshëm i kufirit” “Fallsifikim monedhash” parashikuar nga nenet 141/a , 172 , 297 dhe  183 të Kodit Penal.  (Nga kontrolli fizik i ushtruar nga Policia, Nertilit i janë gjetur në xhep 100 dollarë të dyshuar të falsifikuar).

– Eduart Musia, 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” Kalim i paligjshëm i kufirit” parashikuar nga nenet 141/a , 172 dhe 297 të Kodit Penal.

– Arbër Bregu, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme