Studimet tregojnë se gjumi i pakët ofron kushte për një mjedis tolerant për zhvillimin e gjeneve të lidhura me obezitetin.
Kush fle më pak se shtatë orë natën, si duket nxit gjenet që shkaktojnë mbipeshën, nëse flini më shumë se nëntë orë ndodh e kundërta.
Rezultatet e kërkimit treguan se ata të cilët flinin më pak se shtatë orë natën, 70% e ndryshimeve në peshë e kishin gjenetike, shkruan këshilla.net. Por, për ata të cilët flinin më shumë se nëntë orë në ditë, vetëm 32% e variacioneve të peshës shkaktoheshin nga gjenet.
Sipas Nathaniel Watson, drejtuesit të studimit, rezultatet sugjerojnë se gjumi i pakët ofron kushte për një mjedis tolerant për zhvillimin e gjeneve të lidhura me obezitetin. Si dhe rezultati tjetër se, gjumi i zgjatur, është mbrojtës në shfaqjen e gjeneve të obezitetit.
Gjithashtu, vitin e shkuar një studim deklaroi se mungesa e gjumit shkaktonte rritje të presionit të gjakut tek femrat, por jo të njëjtat rezultate u gjetën tek meshkujt.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...