Dega e AKR-së në Gjakovë me mbështetje të qendrës së partisë ka zgjedhur Edmond Dushin për kryetar të ri të Degës.
Reformimi i partisë është në proces dhe po vazhdon në të gjitha degët në të cilat janë pritur rezultatet edhe më të mira në zgjedhjet e kaluara.
Dega e AKR në Gjakovë, ka nevojë për energji të reja dhe udhëheqje dinamike, andaj strukturat e kësaj dege njëzëri kanë mbështetur kandidaturën e z. Edmond Dushi në mënyrë që kjo komunë të vazhdojë të qeveriset në mandatin tjetër nga AKR-ja.
Edmond Dushi angazhohet për herë të parë në poltikë ndërsa deri më tash ai ka punuar për organizata kredibile ndërkombëtare dhe së fundi ka qenë pjesë e OSBE-së.
Në ditët në vazhdim pritet që kandidatura e z. Dushi për Kryetar të Gjakovës të marrë aprovimin e Presidentit Pacolli dhe strukturave qendrore të partisë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin