56 vjet nga ndërtimi i murit të Berlinit

18:09 | 13 Gusht 2017
Arbresh.info

Më 13 gusht të vitit 1961 është ndërtuar muri i Berlinit i cili ndante në mënyrë fizike dhe ideologjike kryeqytetin gjerman nga viti 1961 deri më 1989, shkruan portali arbresh.info.

Ky mur i cili u ndërtua nga Republika Demokrate Gjermane (GDR), ndante tërësisht përmes tokës Berlinin Perëndimor nga Gjermania Lindore dhe Berlini Lindor, deri kur u hap nga qeveria në nëntor të vitit 1989.

muri-i-berlinit1

Në vitin 1989, një seri revolucionesh në vendet e afërta të Bllokut Lindor – Polonia dhe Hungaria në veçanti – shkaktuan një reaksion zinxhiror në Gjermaninë Lindore që përfundimisht çoi në rrëzimin e Murit.

Pas disa javësh trazira civile, qeveria e Gjermanisë Lindore njoftoi më 9 nëntor 1989 se të gjithë qytetarët e RDGJ mund të vizitonin Gjermaninë Perëndimore dhe Berlinin Perëndimor. Turmat e Gjermanisë Lindore kaluan dhe u ngjitën mbi Mur, për t’u bashkuar me gjermanët perëndimorë në anën tjetër në një atmosferë festive.

history_opening_of_berlin_wall_speech_sf_still_624x352

Në kundërshtim me besimin popullor, prishja aktuale e Murit nuk filloi deri në verën e vitit 1990 dhe nuk u përfundua deri në vitin 1992. Rënia e Murit të Berlinit hapi rrugën për ribashkimin e Gjermanisë, e cila u bashkua formalisht më 3 tetor 1990./Arbresh.info

1415551981_wallold

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme