Zaev angazhon Bilallin dhe Ramadanin si bashkëpunëtorë të jashtëm

17:55 | 13 Gusht 2017
Arbresh.info

Mersel Bilalli, Ismet Ramadani si dhe Mitko Andreevski janë angazhuar si bashkëpunëtorë të jashtëm të kryeministrit Zoran Zaev, mëson nga burime qeveritare Fakte.
Sipas informacionit, Ismet Ramadani është angazhuar nga Zeav për të bërë analizë në lidhje me avancimin e integrimit të vendit në NATO, ndërsa Mersel Bilalli për avancmin e marëdhënieve ndëretnike.

Edhe Bilalli edhe Ramadani janë kuadro të njohura për politikën në Maqedoni. Ata kanë pasur pozita udhëheqëse qysh në kohen e koalicionimit më LSDM-në e Cërvenkovskit, si kuadro të PPD-së, ndërsa më pas Bilalli ishte edhe këshilltar i ish-kryeministrit Vllado Buçkovski dhe i ish-presidentit Boris Trajkovski

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme