Titulli me siguri do t’ju intrigojë që në krye të herës pasi mishi është një ndër ushqimet më të preferuara që nuk mungon pothuaj kurrë në tryezat e shqiptarëve.
Ai përmban burime natyrore të vitaminës B12, hekur, zink, kalcium, vitamina, kripëra minerale dhe antioksidantë, megjithatë mjekët nutricionistë dhe dietologë shprehen gjithmonë skeptikë lidhur më konsumin e tij.
Ky lloj skpeticizmi lidhet me llojin e mishit dhje mënyrat e gatimit të tij, mënyrën e shkrirjes pas nxjerrjes nga frigoriferi e deri tek kushtet e therjes së kafshës. Por, konsumi i mishit ashtu siç i siguron trupit të njeriu vlera të shëndetshme ushqyese, mund të kthehet në armikun tuaj kryesor në qoftë se ju abuzoni me konsumin e tij.
Më poshtë keni shenjat paralajmëruese nëse po abuzoni me sasinë e mishit:
Dehidratim: Konsumi abuziv i mishit është i lidhur drejtpërdrejt me dehidratimin. Mungesa e karbohidrateve ‘’detyron’’ trupin të djegë rezervat e yndyrës, duke prodhuar ketone. Këto të fundit ndikojnë edhe në humbjen e rezervave të ujit brenda trupit çka përshpejton dehidratimin e tij.
Lodhje dhe marramendje: Sipas MedicineNet mungesa e karbohidrateve dhe marrja e nivelet të larta të proteinave sjell lodhje dhe marramendje pasi trupi juaj nuk po i absorbon ashtu siç duhet, transmeton living.al. Ndiheni të rënduar dhe mund të keni edhe dhimbje koke.shoqërohet po ashtu me lodhje. Megjithëse kjo mund të provojë të jetë e përkohshme, Klinika Mayo thotë se presin të shohin një lodhje ndërsa ulni karbohidratet. MedicineNet gjithashtu thekson se një dietë me proteina të lartë gjithashtu mund të krijojë lodhje.
Gurë në veshka:Edhe pse mund t’ju duket si faktor rriskues i pazakontë, ngrënia e tepërt e mishit e cila shoqërohet siç thamë më lart me dehidratim ndikon mirëfunksionimin e veshkave. Mishi i kuq përmban shumë acid urik, i cili ndikon në shfaqjen e gurëve në veshka.
Kapsllëk: Mishi është një ndër ushqimet më të varfra me fibra të tretshme në ujë, si rrjedhojë sa më shumë mish të hani aq më shumë probleme do të keni me tretjen e tij dhe sistemin intestinal.
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...