Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani, kontribuoi në fitoren e thellë të Sionit me rezultat 9:1 ndaj vendasve të Granichen-it, në 32-tën e finales së Kupës së Zvicrës në futboll. Lenjani shënoi në minutën e 34-të, duke e ngritur epërsinë në 5:1.
Për vendasit shënoi Muscia (31’), ndërsa për Sionin: Acquafresca (7’ – nga penlltia, 23’, 44’ e 46’), Pinga (13’), Maceiras (28’), Lenjani (34’), Mboyo (69’) e Morgado (79’). Ermir Lenjani luajti 55 minuta dhe Burim Kukeli tërë takimin për Sionin, kurse Lavdim Shala u paraqit 46 minuta për Granichen-in.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...