Shtetet e QUINT-it, përmes një komunikate për media, kanë shprehur brengën e tyre në lidhje me situatën politike në Kosovë.
Sipas kësaj deklarate, është përgjegjësi e liderëve Kosovarë ti krijojnë këto instituciuone por edhe të ndërmarin reformat e nevojshme që të parandalojnëbllokada të tilla në të ardhmen.
Sipas QUINT-it është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.
“Jemi të brengosur me situatën politike në Kosovë. Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Europiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës merritojnë një Kuvend dhe Qeveri për tu ballafaquar me këto sfida”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.
Sipas kësaj deklarate, është përgjegjësi e liderëve Kosovarë ti krijojnë këto instituciuone por edhe të ndërmarin reformat e nevojshme që të parandalojnëbllokada të tilla në të ardhmen.
“Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete. Një parim primarë dhe i rëndësishëm është sedeputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj”.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...