Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, e ka vlerësuar lartë qëndrimin e kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar nga Vetëvendosje e LDK që brenda 10 ditësh të ofrojnë zgjidhje, ose ai do të shikojë opsione të tjera që e largojnë vendin nga kriza, njofton Klan Kosova.
Sipas Abrashit, qëndrimi politik i Pacollit pro zgjidhjeve dhe jo bllokadave është dëshmuar edhe në të kaluarën.
“E vlerësoj qëndrimin e Behgjet Pacollit, i cili edhe në kohën kur u largua nga posti i Presidentit nuk pranoi ta dërgoi vendin në zgjedhje, duke reflektuar përtej interesit personal”, shkruan Abrashi në Facebook.
“Ai edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë”.
“Afati 10 ditor i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve, tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij ia mundëson ta kuptoj më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje”.
“Sikur e gjithë klasa politike të reflektonin në këtë formë, tashmë vendi do t’i kishte institucionet e krijuara”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...