Gjiganti francez pasi bleu Neymarin nga Barcelona për shifrën 222 milionë euro, tani është duke u bërë gati për mega-transferimin e radhës, shkruan KosovaPress.
Siç raportojnë mediat francez, PSG ka bërë gati ofertën në vlerë prej 190 milionë euro, plus bonuset për yllin e Monacos, Kylian Mbappe-n.
Super-oferta e PSG-së pritet të “djeg” Real Madridin, e cila prej kohësh është duke e ndjekur yllin talentin francez.
Thuhet se PSG synon që sa më shpjet ta mbyll marrëveshjen me Monacon për Mbappe-n./Arbresh.info/