Sot në disa media qarkulloi lajmi për ndarjen e këngëtares bukuroshe Çiljeta Xhilaga, nga portieri i suksesshëm i “Partizanit” Alban Hoxha.
Lajmi mori shkas nga fakti se ata nuk kanë publikuar materiale me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Në fakt këngëtarja dhe sportisti nuk kanë folur kurrë publikisht për një marrëdhënie midis tyre, ndonëse tashmë dihet që ata janë bashkë prej më shumë se një viti.
Në gjithë këto muaj histori, megjithë përpjekjet e tyre për ta ruajtur me fanatizëm dashurinë, Çiljeta dhe Albani janë fotografuar në disa raste publikisht, kujtojmë këtu fotot paparac ku u kapën sëbashku, apo edhe darka e ditëlindjes së Çiljetës.
E kontaktuar nga “revistawho.com” Çiljeta u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë lidhur me këtë histori. Madje ajo zbuloi se ka vendosur t’i drejtohet gjykatës kundër mediave që sajojnë shpifje në emrin e saj.
“Nuk kam ndërmend të mbush portalet duke dhënë deklarata përsa i përket historisë sonë të dashurisë, por duke marrë shkas nga çfarë është shkruar sot dhe gjithë këtë vit në lidhje me mua, pa më kontaktuar asnjëherë personalisht, kam vendosur t’i ndjek në rrugë ligjore të gjithë ata që kanë shpikur, që të zënë mend një herë e mirë. Për shumë e shumë lajme të rreme që kanë bërë për jetën time, duke përfshirë këtu edhe djalin tim, me lajme të pavërteta dhe abuzime”, – përfundoi ajo.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele