Ekziston miti se njerëzit bien në dashuri në shikim të parë dhe se dashuria e tyre është e pavdekshme. Megjithatë, nuk diskutohet rreth asaj se si dikush mund të posedojë një shtëpi, të bëjë një karrierë apo të rikuperohet nga një sëmundje.
Mendoj se është femra ajo që e bën lidhjen. Meshkujt duan vetëm të vërtetojnë se femrat gjithçka bëjnë në mënyrë të gabuar dhe janë të prirur vetem për reagime ndaj tyre. Unë mendoj se nëse një femër ndryshon, atëherë edhe lidhja e mashkullit kundrejt ffemrës poashtu do të ndryshojë.
Ju jepni shumë leksione
Gabimi më i madh në lidhje është kur femra jep shumë leksione, duke e urdhëruar partnerin vazhdimisht. Kjo gjë meshkujt i irriton pa masë andaj mos e teproni.
Ju kaloni ekstremet nga njëra anë në tjetrën
Femrat kanë aftësinë të tejkalojnë limitet nga të qenurit shumë të përkushtuar, në një ekstrem krejtsisht të ndryshëm. Këto dy ekstreme përfshijnë:
Kur femra është gjithnjë e gatshme për partnerin e saj në intimitet;
Dhe kur ajo sillet si një lider i bezdisshëm apo si “Nënë” e familjes, gjë që e humb tërë atraktivitetin e saj. Ai e do nënën e tij por që do të detyrohet të gjejë dikë tjetër për seks.
Ju e lidhni për qafe si një qen
Fajlët e rënda dhe dëshpëruese si: ti kurrë nuk punon, nuk sjell të holla në shtëpi, kur do të ndërmarrësh diçka e shumë pyetje tjera që është njëlloj si ta lidhni një qen dhe ta drejtoni kah ju dëshironi. Femrat e bëjnë këtë sepse duan sigurinë në familje dhe gjithnjë presin nga mashkulli, si gjini më e fortë ti mbrojë dhe sigurojë jetesën atyre.
Ju nuk dini të dalloni se çfarë është lumturia
Kuptimin më të madh rreth lumturisë duhet t’ua japin prindërit vajzave të tyre që kur të rriten të mund të dallojnë gjërat e bukura dhe lumturinë e vërtetë. Një femër e privuar nga lumturia familjare, gjithnjë do të tentojë në kërkim të saj, duke mos u ndjerë brenda vetes si e tillë.
Andaj, detyra kryesore e prindërve është mbjellja e dashurisë dhe kuptimit të lumturisë, sepse një femër që ushqen dhe kultivon ndjenjën e qetësisë dhe kënaqësisë, ajo mund t’i vrasë dy “zogj me një gur”.
Nuk i mësoni fëmijët të tregojnë dashuri
Një gjë tjetër e rëndësisë së lartë është të mësuarit e fëmijëve ndjenjën e dashurisë. Bëhumi të afërt me ta, kuptoni në momente të këqija, pyesni për çfarë arsye qajnë dhe gjeni një arsye për këtë që ta zbusni. Ndjenja e afeksionit ndikon shumë në afrimitet dhe kultivimi i tillë që në fëmijëri ndikon edhe në vitet e mëvonshme të pjekurisë.
Ju nuk e lejoni të flasë partnerin
Është fakt se femrat kërkojnë shumë detaje. Ato japin një pamje për një problematikë duke u bazuar në fragmentet që kanë. Ndërsa nga ana tjetër, meshkujt janë krejtsisht të kundërt. Ata bëjnë plane vet duke harruar t’ia kumtojnë partnerës. Kjo gjë i irriton ato sepse kërkojnë vëmendje të veçantë.
Nuk e njihni bukurinë tuaj
Pse vallë një femër harxhon orë të tëra duke u zbukuruar për të tjerët në rrugë ndërsa nuk gjen kohë asnjëherë për burrin e saj që e ka në shtëpi? Kjo ndodhë sepse femrat e vuajnë mendimin publik, atë se çfarë njerëzit do thonë për ato, ndërsa e dinë që partneri i tyre është gjithnjë me to.
Teknika të thjeshta për të qenë të lumtur:
Mendoni rreth asaj se “çfarë kënaqësie do t’i ofrojë vetes sot”?
Ecni me kilometra në këmbë gjatë ditës. Preferohet të bëni deri 4 km.
Pini ujë!Pastroni depresionin nga trupi juaj.
Vlerësojeni veten sa më shumë të jetë e mundur.
Bëni çfarë dëshironi në mëngjes. Prej atëherë dita juaj do ketë një fillim të mbarë.
Dhe si këshillë e fundit, zgjedhni një ditë duke mos bërë asgjë, thjeshtë relaksohuni dhe bëni ndonjë hobi që ju largon nga përditshmëria.
Sekreti për lumturinë nuk ka asnjë lloj garancie, bota është aq e pasigurtë dhe jostabile saqë gjithçka mund të ndryshojë brenda momentit. Nëse ne nuk marrim maksimumin nga jeta sot, mund të pendohemi të nesërmen…
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...