Google ADS

Xavi komenton mega-transferimin e Neymarit

23:33 | 12 Gusht 2017
Arbresh Info

Ish ylli i Barcelonës dhe legjenda e klubit, Xavi ka komentuar transferimin e jashtëzakonshëm të Neymarit për 222 milionë euro te gjiganti francez Paris Saint Germaini.

Xavi, i cili aktualisht luan te Al Saddi në Katar, ka thënë se “Është e çuditshme që një lojtar nuk dëshiron të qëndrojë në Barcelonë. Është shumë e rrallë”, transmeton portali arbresh.info.

“Janë bërë 17 vite që nga koha kur Luis Figo u largua duke u transferuar te Real Madridi. Sa i përket Neymarit, ishte zgjedhje e tij në kohë. Nuk e di se si ndodhi, nëse kishte takime apo bisedime. Ka shumë komente rreth këtij transferimi rekord”

Xavi tha gjithashtu se pret nga braziliani t’i përshëndet tifozët e Barcelonës dhe të shpjegon arsyejet e tij në detaje për largim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme