Partia Demokratike e Kosovës ndonëse ende zyrtarisht nuk e ka vendosur emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, merret vesh se njëri nga deputetët e kësaj partie do të jetë në garë.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, Memli Krasniqi, i cili është ndër deputetët më të votuar të PDK-së në zgjedhjet e 11 qershorit, do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës.
“Memli Krasniqi shihet si kandidati më serioz në PDK, në garën për kryetar të Prishtinës. Krasniqi ka mbështetjen më të madhe nga lidershipi i partisë. Ai në këtë garë, do ta mposhtë kreun e degës së PDK-së, Lirak Çelajn”, tha ky burim i Gazetës Blic.
Zyrtarisht nga PDK nuk kanë dashur që të flasin.
Ndërkohë, tash e sa muaj në media është përfolur emri i Lirak Çelajt dhe Blerand Stavilecit si emra të mundshëm, mirëpo që lidershipi i partisë besimin më të madh e ka tek Krasniqi.
Në anën tjetër, dy partitë tjera, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetar të Prishtinës.
Derisa VV do të hyjë më 22 tetor me Shpend Ahmetin, AAK këtë garë ia ka besuar të aderuarit para disa muajsh, Arbër Vllahiu, i cili për një periudhë disa vjeçare ka qenë edhe këshilltarë i ish- presidentes, Atifete Jahjaga.
Pos PDK-së, as LDK ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të Prishtinës.
Si emër më i mundshëm, është ai i ish- shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqirit.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...