Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka dedikuar një mesazh prekës, motrës së tij Hajrie Osmanaj, e cila u nda nga jeta pas një sëmundje, të cilën sic thotë ai e e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan:
Te dashur miq!
Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!
Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!
Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.
Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.
Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!
I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!! sb
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët