Turqia dhe Katari kanë nënshkruar 15 marrëveshje të reja të tregtisë dhe të bashkëpunimit në sektorin e ushqimit, ndërtimit dhe industrisë farmaceutike.
Drejtori i përgjithëm i Dhomës së Tregtisë së Katarit, Saleh Hamad al-Sharqi, tha se marrëveshjet tregtare të cilat u miratuan në parim në fillim të gushtit kanë hyrë në fuqi edhe zyrtarisht, shkruajnë mediat turke, transmeton portali arbresh.info
Përveç sektorëve të ushqimit dhe ndërtimit, gjithashtu u nënshkruan marrëveshjet në transport, logjistikë dhe industrinë e plastikës, tha al-Sharqi.
Eksportet e Turqisë në Katar arritën në 52.4 milionë dollarë në qershor në të këtij viti, ndërsa importet e Turqisë nga Katari kanë arritur shifrat me rreth 23.7 milionë dollarë.
Eksportet turke në Katar u rritën 51% në gusht të vitit 2017.
Që nga 5 qershori Katari i është nënshtruar një bllokade nga vendet arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Bahrein dhe Jemenin.
Turqia ka dërguar më shumë 220 aeroplanë me mallra të artikujve të ndryshëm për t’i dalë në ndihmë vendit./Arbresh.info
Muzika nga “Vëllai i Madh” elektrizon Xuxin
Erdogani e kundërshton vendimin e SHBA-së për armë me rreze ...
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...