Manchester City ka nisur me fitore sezonin e ri në Premierë Ligë.
Gjiganti anglez ka regjistruar fitore me rezultat 0 me 2 në ndeshjen e xhiros së parë në Premierë Ligë të zhvilluar si mysafirë ndaj Brightonit në stadiumin ‘American Express Community’, shkruan portali arbresh.info.
Sergio Aguero realizoi golin e epërsisë në minutën e 70′ të ndeshjes. Sulmuesi argjentinas gjeti me lehtësi portën pas një gabimi nga skuadra e Chris Hughtonit.
Avantazhi në 2 me 0 u krijua vetëm pesë minuta më vonë, kur mbrojtësi Lewis Dunk shënoi autogol me kokë në përpjekje për të ndalur sulmuesin Gabriel Jesus.
Takimi i ardhshëm për skuadrën e Pep Guardiolas do të jetë ai si nikoqir në Etihad ndaj Evertonit javën e ardhshme./arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...