Google ADS

Hasani: Çlirimi i Shkupit përshpejtoi krijimin e shtetit shqiptarë, Prishtina: Shkupi më përforcon frymën Hasaniste

19:09 | 12 Gusht 2017
Arbresh.info

Drejtori i Institutit për trashëgimi shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup, Skender Hasani ka thënë se murali në Çarshinë e vjetër të Shkupit nuk është vetëm mural por është kompleks memorial Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“105 vjetori i çlirimit të Shkupit është një ngjarje e madhe në histografinë shqiptare sepse e përshpejtoi e rumbullaksimin e konceptit të krijimit të shtetit dhe ajo ide u rrumbullaksua me 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë”, ka deklaruar kështu drejtori Hasani.

Sipas tij, Shkupi këtë datë po e pret me dinjitet të lartë.

”Sa i përket kësaj date Shkupi e pret me një ngjarje, koncept të jashtëzakonshëm sidomos me sgheshin Gjergj Kastrioti- Skënderbeu i cili u inaugurua në vitin 2006 dhe pasuan edhe elementet tjera në ndërtimin e saj, gjegjësisht me zyrtarizimin e sheshit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, muralin që po e shohim pas meje i cili rrumbullakson gjithë historinë e shqiptarëve në Ballkan”, deklaroi mes tjerave drejtori i Institutit për trashëgimi kulturore të shqiptarëve në Shkup, Skender Hasani.

Në Shkup është shënuar 105 vjetori i çlirimit të Shkupit të udhëhequr nga Hasan Prishtina së bashku me Isa Boletinin, Bajram Curin, Idriz Seferin dhe shumë burra tjerë.

“E shënojmë çlirimin e Shkupit për mua ka një barë të veçantë, njëkohësisht u bë edhe uinaugurimi i memorialit i cili përfshin në kronologji të gjitha periudhat historike duke filluar nga lidhja e Lezhës, Lidhja e Prizrenit, 28 Nëntori deri te lufta e lavdishme e UÇK-së”, kështu deklaron Mehmeti pasardhësi i Hasan Prishtinës.

Sipas Prishtinës, kjo datë është e veçantë për të.

“Për mua është një datë e veçantë për arsye se Shkupi gjithmonë më jep motivacion që ta përforcojë frymëzimin e frymës hasaniste që të vazhdon rruga e vitit 1912”, theksoi mes tjerave Prishtina. Ai shtoi se se ky memorial do t’u shërbejë edhe strukturave politike në Shkup, Tiranë e Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme