Google ADS

Dule akuzon Ramën: Politika të mbrapshta ndaj minoritarëve

18:59 | 12 Gusht 2017
Arbresh.info

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule deklaroi sot se po ndermerren politika te mbrapshta ndaj minoritetit grek ne Shqiperi, nisur nga situata e zjarrave që kanë rënë në zonat e Finiqit dhe Dropullit.

Sipas Dules qeveria ka bërë pak ose aspak për të shuajtur flakët, një politikë e mbrapsht kjo sipas deputetit në kurriz të minoritetit grek që jeton atje.

Si argument, deputeti fitues në listën e PD-së së Vlorës shprehet se bashkitë e Dropullit dhe Finiqit janë përballur me mungesën e energjisë elektrike dhe të ujit.

“Prej një jave Bashkitë Dropull dhe Finiq në meshirën e zjarreve. Ndërprerjet e energjisë elektrike shumëorëshe. Uji i pijshëm me pikatore.

Thjesht pasojë e mungesës totale kapacitetesh, apo politika të mprapshta të mirëmenduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?”- shprehet Dule.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme