Google ADS

Pique e dinte që Neymar do të largohej nga Barcelona

19:04 | 12 Gusht 2017
Arbresh Info

Gerard Pique ka pranuar se e dinte që Neymar do të largohej nga Barcelona “100 për qind” duke shtuar që sulmuesi ishte i “zemëruar” rreth postimit të tij në rrjete sociale.

Pique shkroi se Neymar do të qëndronte në Barcelonë në llogarinë e tij në Twitter vetëm disa ditë para se braziliani të largohej për transferim te Paris Saint Germaini duke thyer rekord botëror me tarifën prej 22 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

“Doja që opinioni publik të ndryshonte mendimin e tij”, tha mbrojtësi në një konferencë për media para ndeshjes së parë të së dielës në Superkupë kundër Real Madridit.

“Unë nuk jam një gazetar apo një mjet komunikimi, megjithëse është e vërtetë se dua ta krijojë një. Nuk jam ndonjë zëdhënës i dikujt dhe i përdori rrjetet sociale ashtu siç dua, nëse njerëzit dëshirojnë apo jo”

“Nuk ndihem i tradhtuar nga Neymari. Disa lojtarë janë përpjekur për të bindur atë që të qëndrojë, por unë e bëra atë postim duke e ditur që do të largohet 100 për qind, megjithëse e bëra që ai të qëndronte”

“Ai ishte i zemëruar me mua por vetëm për disa orë dhe më pas kaloi. Mendoj që ai ka arsyet e tij, ekonomike apo çfarëdo të jenë”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme