Google ADS

Klopp konfirmon largimin e Coutinhos nga Liverpooli?

18:47 | 12 Gusht 2017
Arbresh Info

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp duket se ka konfirmuar që sulmuesi Philippe Coutinho ka vendosur për largim nga klubi duke u transferuar te Barcelona.

Reprezentuesi i Brazilit ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim nga skuadra në Nou Camp gjatë javëve të fundit e deri tani, madje raportet e së premtes pretendonin që lojtari ka shtruar një kërkesë për largim te Liverpooli, por klubi në Anfield është i vendosur që nuk do të shes atë për asnjë çmim, transmeton portali arbresh.info.

Pas ndeshjes ndaj Watfordit, ku ata barazuan me rezultat 3 me 3 falë golit në minutat e fundit, Klopp i pakënaqur tha: “Më duhet të pranojë vendimet nga pronarët (rreth transferimeve). Nganjëherë edhe nga lojtarët. Kështu është”.

Gjermani dëshiron që Coutinho të qëndrojë në klub pavarësisht raporteve që lojtari është i pavendosur me mënyrën në të cilën ai luan në fushë.

Barcelona duhet të shpenzojë më shumë se 100 milionë për të siguruar shërbimet e tij pasi oferta e tyre prej 90 milionë është refuzuar./arbresh.info

Të ngjashme