Google ADS

Burnley shënon dy gola të shpejtë ndaj Chelseat (VIDEO)

16:45 | 12 Gusht 2017
Arbresh Info

Kampioni në fuqi i Premierë Ligës është befasuar sërish.

Burnley ka shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen e xhiros së parë në Premierë Ligë kundër skuadrës së Antonio Contes, shkruan portali arbresh.info.

Pas golit nga sulmuesi Sam Vokes (24′), mbrojtësi Stephan Ward shënoi për 2 me 0 në minutën e 39′ të ndeshjes si mysafirë në Stamford Bridge.

Vetëm katër minuta më vonë, Sam Vokes shënoi sërish duke krijuar në avantazh prej 0 me 3. 27-vjeçari realizoi me kokë pas asistimit nga Steven Defour.

Chelsea është në fushë me vetëm 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të kapiteni Gary Cahill në minutën e 14′./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme