Kryeministri në detyrë njëherëish lideri i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një reagimi në Facebook, ka folur për situatën e fundit politike në vend. Kryeministri Mustafa i ka quajtur të pafytyrë pjesëtarët e koalicionit PAN të cilët po akuzojnë LDK-në për bllokimin e institucioneve.
Më tej, Mustafa ka thënë se edhe ndërkombëtarët janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin.
Mustafa ka folur edhe për bashkëpunimin me “Vetëvendosjen”.
Postimi i plotë i Isa Mustafës
Të nderuar miq,
PDK, VV, AAK, Nisma si inicuese, Lista Serbe, të gjithë së bashku të bashkrenditur organizuan dhe i shpallën mosbesim Qeverisë së drejtuar nga LDK. Emruesi i përbashkët i koalicionit te tyre anti LDK shpjegohet me faktin se nuk shihnin interes që Kosova të ketë një Qeveri që lufton krimin dhe siguron zhvillimin ekonomik.
U vërejtë që edhe ndëkombëtarët, të cilët e kanë plotë gojën luftë kundër krimit dhe korrupsionit, se në fakt janë më shumë të interesuar për stabilitet, qoftë ai i menaxhuar nga krimi, sesa për një qeverisje e cila në mënyrë të pavarur lufton krimin. Prandaj edhe ndodhi kjo që ndodhi.
PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione. Kurse, VV i shfrytëzoi këto parti për të justifikuar përdorimin e dhunës për ardhje në pushtet. Argat të tyre ishin edhe disa deputet të LDK-së.
Lista Serbe i fërkoi duart se tani do të jenë faktor kyq, ata dhe Beogradi, në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Shfrytëzuan nendjelehtësinë e atyre që thirreshin në vendime të mëdha!?
Rezultoi se Llogaritë, sondazhet, këshillat e të gjithëdijshëmve, materiali propagandues iu dolën të gabuara!
Ishte kjo e vetmja qeveri e pasluftës e drejtuar nga LDK-ja, ndaj së cilës u ushtrua dhunë e paparë.
U sulmuan institucionet, u sulmua familja, shtëpia dhe eskorta e Kryeministrit, u sulmuan disa ministra. Opinioni heshti. Heshtën edhe organet e ligjit.
Vota e mosbesimit nënshkroi certifikatat e dhunës dhe të ideatorëve të saj.
Këto ditë ata që organizuan të gjitha këto pisllëqe dhe komplote kërkojnë që LDK-ja tu bashkangjitet për të bërë institucionet, bile edhe po kanë fytyre (të pafytyrët) të fajësojnë LDK-në se ajo qenka tani bllokuesja.
Është e qartë se LDK nuk e shkaktoi këtë situatë, se LDK nuk e ka mandatin për Kryetar të Kuvendit dhe as radhën e parë për nominim të Kryeministrit. Prandaj Koalicioni i LDK -së s’ka si ta bllokojë e as si ta zhbllokojë situatën. Sutuatën po e mban peng Koalicioni i PDK-së.
Të gjithë ata që kanë iluzione se me zhagitje të proceseve, para apo pas zgjedhjeve lokale, do të ndryshojnë qendrimin e LDK së mashtrohen kot!
Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore.
Sa i përket Vetëvendosjes, do të kërkojmë që ti qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme por edhe çështjet programore. Në ditët në vijim do të adresojmë çështjet soecifike. IM /Arbresh.info
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...