Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri vazhdon të përkrah një bashkëpunim mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.
Ai ka thënë se dy partitë kanë qëllimin për të bashkëpunuar dhe për ta bërë qeverinë në rast të dështimit të PAN-it.
Këto deklarime Haziri i ka thënë të shtunën për lajmi.net, duke komentuar deklaratën e shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e cili ka thënë se nga takimet që kanë zhvilluar më LDK-në, nuk ka pa ndonjë vullnet nga ta për të bashkëpunuar me Vetëvendosjen.
“Ne takimet me Vetëvendosjen i zhvillojmë në nivel kryetarësh dhe grupeve punuese. Në këto takime nuk e kam parë z.Konjufca”.
“Unë besojë se ne qe i mbajmë këto takime, e kemi rrugën dhe i kemi qëllimet e përbashkëta për me kapitalziu opsionin e qeverisjes për herën e dytë sipas të drejtës kushtetuese”, ka thënë Haziri.
Glauk Konjufca mbrëmë për RTK, ka thënë se LDK më shumë ka qenë për një bashkëpunim sa i përket seancës konstituive të Kuvendit se për një bashkëpunim për bashkëqeverisje.
“LDK-ja përgjithësisht nuk shfaq vullnet të fortë për bashkëpunim, kemi pasur tri takime deri më tash. Ata kanë qenë të interesuar me fol për seancë, por jo për program drejt krijimit të një qeverie tjetër, kjo neve na çudit. Nuk mendoj se kemi nevojë për ndonjë ankand siç po bën LDK-ja, por kemi nevojë për një bashkëpunim të sinqertë me LDK-në. Ky pozicion aktual që përfaqëson Avdullah Hoti, më shumë i përket Gardës së vjetër të LDK-së, e cila nuk donë reformime të brendshme dhe e cila nuk i jep mundësi artikulimi të një grupi aty brenda të përfaqësuar nga Vjosa Osmani, të cilët hapur kanë shfaqur hapur një mundësi bashkëpunimi me VV-në”, ishte shprehur Konjufca.
Por, për nënkryetarin e LDK-së dhe kryetarin e Gjilanit, Konjufca duhet t’i kontribuoj bashkëpunimit dhe mos të bëjë kategorizime.
“Besojë që z.Konjufca nga ana e tij duhet me i kontribu kësaj ecje, e këtij qëllimi e jo me bë kualifikime dhe kategorizime të njerëzve dhe partive politike që nuk është në përgjegjësin e tyre, dhe nuk i kontribuon hapjes së kaptinës së re të bashkëpunimit mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, ka thënë Haziri.
Por, për dallim nga Haziri, i nominuari i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, Avdullah Hoti ka vënë kushte partisë së VV-së për një bashkëpunim. Ai ka thënë se ata duhet të kërkojnë falje për sulmet që i kanë bërë ndaj institucioneve dhe kryeministrit, Isa Mustafa.
Pas zgjedhjeve të 11 qershorit përfaqësues të LDK-së dhe VV-së kanë zhvilluar disa takime ku është diskutuar për një mundësi për bashkëqeverisje./Lajmi.net/
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...