Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë sot se ka tri lajme të mira për Kosovën.
Ai përmes një statusi në Facebook thotë se javën e ardhshme do të zhbllokohen institucionet e Kosovës.
Postimi i plotë i Zekës:
“Tri lajme te mira per Kosoven
1.Javen qe vjen zhbllokohen institucionet e Kosoves. Zgjedhet Kryesia e Parlamentit. Deri me tani dy kandidatura te mira: Kujtim Shala nga LDK-ja, dhe Aida Derguti nga VV-ja. PAN-i po pret te perzgjedhe ne mes Kadri Veselit dhe meje. Une e propozoje Kadrine.
2.Lajmi i dyte eshte qendrimi i Behgjet Pacollit, i cili, me deklarimet e tija, tregoi qe nuk eshte rrobot politik, po njeri racional, qe shikon interesat e Kosoves, pastaj te AKR-se.
3.Lajmi i trete i mire, eshte kandidati per kryetar te Prishtines, Arber Vllahiu. Njeri me nje bagazh te jashtezakonshem. Lum ai qytet qe e ka fatin me pas nje kryetar te tille” (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...