Xavi ka një propozim për përforcim për ish skuadrën e tij, Barcelona.
Jean Seri është përforcimi ideal për Barcelonën, sipas ish kapitenit të gjigantit katalan, Xavi Hernandez.Ai i ka bërë thirrje Barcelonës ta transferojë yllin e skuadrës franceze, Nice, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Më thanë që një lojtari i mirë po quhet “Xavi i Afrikës”, pash disa video të Serit dhe nuk e njihja. Unë u magjepsa, nuk jam mësuar të shoh një talent të tillë në mesfushë”, ka deklaruar Xavi për Eurosport.“Ai do të luante shumë mirë në Barcelonë! Ai mund të luajë kudo në mes të fushës. Seri është fantastike. Unë mund të them, pa hezitim, që ai ka në gjak, siç e quajmë ne, ‘ADN-në e Barcelonës”, përfundoi Xavi.
Salah gjen golin e barazimit për Liverpoolin ndaj Arsenalit
Tërmeti me magnitutë 5.0 godet Turqinë
Osmani kujton Ukë Bytyçin në 22 vjetorin e vrasjes: Kryetar ...
Ylli fiton ngushtë ndaj Prizrenit
Bajqinovci takon mërgatën në Suedi: U zotuan për mbështetje ...
Arsenal rikthen epërsinë, shënon Mikel Merino