Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatit të saj për kryetar të Prishtinës.
Dega e kësaj komune ka vendosur unanimisht që pjesë e kësaj gare të jetë Arbër Vllahiu. Me këtë rast, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka folur rreth kësaj kandidature për kryeqytetin e Republikës, transmeton Indeksonline.
“Procesin për me marrë përgjegjësi ekzistojnë momente të veçanta. Njëri nga momentet e veçanta në proces të marrjes së përgjegjësive është nominimi për marrje të përgjegjësisë në komunën ku jeton por bëhet më e veçantë kur bëhet fjalë për kryeqytetin e vendit. Arbëri unifikon vlera të lidershipit, të një mendimtari dhe atij që mundet që ato mendime me i kthy në plan. Ai ka vlera intelektuale që janë të nevojshme dhe të veçuara për secilin që përfaqëson vendin. Çdo qytetar i Prishtinës me Arbrin do ta gjente veten e vet”, ka thënë ai.
Ndërsa, Vllahiu ka folur rreth programit që do ta bëjë për kryeqytetin. “Ka ardhur koha që Prishtinës t’i shërbejmë me përkushtim. Ka ardhur koha që Prishtina të bëhet kryeqendër me tiparet e saj dhe kjo do të bëhet realitet me neve”, është shprehur ai.
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...