Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Tiranë-Durrës.
Deputeti i PDIU Aqif Rakipi ka aksidentuar për vdekje një 53-vjeçar e pas kësaj është dorëzuar në polici.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, ka reaguar ashpër Partia Demokratike e cila në një deklaratë për median bën thirrje të zbardhet ngjarja e vërtetë duke hedhur dyshime se po manipulohet ngjarja.
Deklarate e Partise Demokratike
Partia Demokratike kerkon zbardhje dhe transparence te plote te nje ngjarjeje te ndodhur sot ne oret e para te mengjesit, ku te dhenat jane se deputeti Aqif Rakipi ka aksidentuar per vdekje me makine nje person.
Ka dyshime serioze se ngjarja po perpiqet te mbahet e fshehte dhe te manipulohen provat dhe vendngjarja ne favor te deputetit qe njihet si mik i ngushte i kryeministrit Rama.
Partia Demokratike i kerkon policise se shtetit te beje publike ngjarjen dhe i kerkon prokurorise hetim te plote e te pandikuar politikisht. Te dhenat jane se deputeti mik i Rames ka qene me shume shpejtesi kur ka perplasur per vdekje personin dhe eshte larguar edhe nga vendngjarja me makinen e tij.
Prishja e vendngjarjes do t’ju sjelle veshtersi eksperteve ne percaktimin e shkaqeve te aksidentit. Per kete arsye PD kerkon hetim e pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin dhe drejtesi per viktimen. /albeu.com/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...