Mitet janë të bazuara në diçka të vërtetë ose thjesht të përsëritur aq shumë ndër vite sa vjen një kohë që na duken të vërteta.
Por janë disa gjëra që janë mite, megjithatë njerëzit i kanë keqkuptuar sepse kurrë nuk kanë qenë të vërteta.
“Lani duart se kështu mbysni bakteret”, na thotë shpesh mamaja, por kjo nuk është e vërtetë sepse sapuni nuk ka forcë për të vrarë bakteret, thjesht i largon ato përkohësisht.
E mite të tjera që mund t’i lexoni
Nëse ti përtyp një çamcakëz do të qëndrojë në stomakun tënd për 7 vjet. Jo, nuk do qëndrojë 7 vjet, e shumta dy ditë dhe stomaku do e tresë vetë brënda pareteve.
Sapuni vret bakteret. Kjo nuk është e vërtetë sepse sapuni nuk ka aq forcë sa të veprojë mbi bakterin. Ai në fakt thjesht e largon atë.
Të prekësh një bretkosë mbushesh me lytha. Në fakt nuk ka aspak lidhje, dhe lythat mbijnë vetvetiu ose nga kontakti me njerëz.
Floket dhe thonjtë rriten edhe pas vdekjes. Në fakt thjesht organet e tjera pushojnë së ekzistuari dhe floket me thonjtë nuk ikin por ato nuk rritet.
Muri i madh kinez duket nga Hëna. Muri i madh kinez është vërtet shumë i gjatë dhe i madh por nuk duket nga hëna vecse si një vijëz e hollë e ngjashme me natyrën.
Lakuriqët e natës janë të verbër. Ata nuk janë të verbër thjesht shohin natën dhe udhëhiqen shumë kollaj në errësirë.
Antibiotikët i vrasin viruset. Antibiotikët janë aq të fuqishëm sa për të vrarë një bakter por jo një virus.
Sytë verbohen kur rri shumë afër televizorit. Në fakt kjo nuk shtë vërtetuar shekncërisht. Sigurisht që sytë lodhen më shumë pranë televizorit, por nuk verbohen.
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu