Hykmete Bajrami në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se “ne si LDK do të dëshironim që të gjithë ata që u bashkuan për të rrëzuar qeverinë Mustafa, le të bëhen bashkë e ta formojnë tani”.
Bajrami tutje tha se parasëgjithash, duhet parë veprimet e PAN-it.
E pyetur se nëse LDK-ja do të mund të kishte bisedime me VV për të bashkëqeverisur, ajo ka thënë se do ta bënin për hir të qytetarëve.
“Sikur tani të kishim konstituimin e Kuvendit, LDK do të mund të kishim bisedime me Vetëvendosjen, por fillimisht duhet parë veprimet e PAN-it”, ka thënë ajo.
“Programi i Vetëvendosjes me atë tonin dallon, por për interes të qytetarëve ne do ta bënim”, shtoi tutje.
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...
Abdixhiku nga Rahoveci: Momenti për ndryshim është afër
Në 13 vite emigruan 550 mijë të rinj italianë, gjysma e të c...
Fero tregon si e zgjodhi rastin me vajzën e tij