Google ADS

Donald Trump paralajmëron Kim Jong-un: Po sulmove, do i biesh shpejt pishman!

22:37 | 11 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-unë se nëse sulmon ndonjë territor të SHBA-ve, ‘shumë shpejt do t’i bie pishman’.

“Ky njeri nuk ndalet nga ajo që bën”, tha Trump, transmeton portali arbresh.info

“Nëse ai paraqet një kërcënim të hapur, ose nëse ai bën ndonjë gjë në lidhje me Guamin, ose ndonjë vend tjetër në Amerikë, ai do t’i bie pishman shumë shpejt”, ka shtuar Trump.

Presidenti ka lëshuar kërcënimet e fundit gjatë një konference për shtyp në vendpushimin e tij në Neë Jersey.

Trump dhe Kim Jong-un kanë lëshuar një mori kërcënimesh gjatë ditëve të fundit, ndërsa situata është përshkallëzuar pas testimeve të raketave balistike gjatë muajit të kaluar.

Veprimet e Koresë Veriore kanë nxitur vendosjen e sanksioneve të reja nga SHBA-të dhe OKB./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme