Google ADS

Ambasadorja gjermane në Dokufest: Shpresat i kam vetëm te rinia

19:39 | 11 Gusht 2017
Arbresh.info

Ambasadorja gjermane ka thënë se shpreson që rinia do ndryshojë Kosovën dhe sidomos mënyrën se si bëhet politikë në Kosovë.

Gjatë fjalimit të mbajtur natën e fundit te Dokufestit në Prizren, Angelika Viets ka thënë se kur erdhe në Kosovë si ambasadore ishte e njëjta situatë politike si sot, duke iu referuar bllokadës së krijimit te institucioneve.

Viets e përfundon mandatin si ambasadore e  Gjermanisë brenda pak ditësh.

Dokufesti rregullisht përfundon me një koktej të organizuar nga Ambasada gjermane, ndërsa sonte pritet të transmetohet edhe një film prodhim gjerman, Manifesto.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme