Kjo është serbja në kabinetin e Ilir Metës (FOTO)

18:36 | 11 Gusht 2017
Arbresh.info

Kastriot Myftaraj i ka kushtuar një status në Facebook sot, anëtares se këshillit bashkiak të Tiranës nga radhët e LSI-së, Dejana Kallogjeroviç, e cila pritet të jetë edhe pjesë e stafit të Presidentit Ilir Meta.

Në statusin e tij, Myftaraj thekson se Dejana është me origjinë nga Mali i Zi dhe se familja e saj atje është deklaruar serbe në censusin e fundit.

Statusi i plotë i Myftarajt

Dejana Bozho Kallugjeroviç, militantja 21 vjeçare e LSI, kryetare e Rinisë Studentore të kësaj partie, njëkohësisht studente e gazetarisë, e cila në 2015, në moshën 19 vjeçare, u zgjodh anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga lista e LSI, në shtator pritet të hyjë në kabinetin e Presidentit Meta, si këshilltare e tij për minoritetet etnike. Zonjusha Kallugjeroviç është me origjinë sllave, malazeze, dhe i përket një fisi që në censuset e fundit të popullsisë në Mal të Zi janë deklaruar serbë.

Dejana këtë vit diplomohet për gazetari dhe komunikim në Universitetin Publik të Tiranës dhe mund të quhet me fat që do të gjejë punë madje që para se të marrë diplomën. Dhe punë të mirë pasi si asistente e Presidentit do të paguhet si të ishte deputete, rreth 150 mijë lektë rinj në muaj pa llogaritur pagesat për telefon, karburant, dietat për shërbimet e shpeshta, udhëtimet jashtë vendit.

Dejana e cila është vajzë me temperament të fortë, u bë e njohur para një viti kur me rastin e një deklarate të Ilir Metës, i cili tha se po të ishte nevoja për të mirën e Shqipërisë, shkonte e bënte burgun në Washington ose në Bruksel, duke lënë të kuptohej se qëllimi i reformës në drejtësi ishte arrestimi i tij dhe Sali Berishës. Me rastin e deklaratës së Metës, zonjusha Kallogjeroviç tha:

“Ilir Meta na ke gati, me ty jemi të gjithë Mujo Ulqinaku.”

A thua, se të parët e saj Kallogjeroviçë kanë luftuar në krah të Mujo Ulqinakut në Durrës, në 7 prill 1939!

Zonjusha Kallugjeroviç disa vite më parë nisur edhe një karrierë në art, si pjesëmarrëse në videoclipe këngëtaresh. Në një nga takimet me studentë që thërret shpesh Zonjusha Kallugjeroviç për të rekrutuar anëtarë për partinë e saj, u krijua një situatë komike, kur një vajzë e ndërpreu duke i thënë:

-Më fal, unë ty të kam parë në një videoclip!

Zonjusha Kallugjeroviç në fillim e mohoi, por pastaj kur të gjithë të ftuarit gjetën videoclipin në youtube në telefonat e tyre, u detyrua ta pohonte se kjo ishte e vërtetë, por do t’ i kishte pëlqyer të mos kishte ndodhur.

Në të vërtetë, edhe në detyrën e saj të re në Presidencë Zonjusha Kallugjeroviç, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse videoclipe politike. Nejse, Dejana së paku do ta zbukurojë stafin e Presidencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme