Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski sot dërgoi apel deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe deri te shumica parlamentare që të punojnë në pajtueshmëri të Rregullores për shkak se, siç vlerësoi, “ekziston tendencë e vendosjes së Kuvendit në ndonjë incident të ri”.
“Kjo ndodhi para dy ditëve kur për herë të fundit kishim seancë, kjo në njëfarë mënyre ndodhi edhe sot me provokimet të cilat ishin të pranishme brenda në sallë dhe nga ana e zotëri Xhaferit dhe nga ana e deputetëve të tjerë ndaj të cilave zotëri Xhaferi aspak nuk reagoi. Do të doja të apeloj që sërish të vendoset në rend puna e Kuvendit në kuptim të respektimit të Rregullores, Ligjit dhe Kushtetutës”, deklaroi Dimovski.
Njëherit, i bëri thirrje spikerit Xhaferi që të mos lejojnë çfarëdo lloj incidente në Parlament.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...