Ekstradimi i Ismail Morinës, i njohur si “Ballist” Morina, nga Kroacia në Serbi, do të shqyrtohet edhe një herë nga Gjykata e Dubrovnikut.
Ky ka qenë vendimi që Gjykata e Lartë në Zagreb mori këtë të premte për Morinën, duke rikthyer edhe një herë nga e para këtë proces që nisi pikërisht nga Gjykata e Dubrovnikut. Ishte kjo gjykatë që rreth 3 javë më parë vendosi ekstradimin e Morinës në bazë të kërkesës së autoriteteve serbe, të cilat e kanë shpallur në kërkim Morinën për ngritjen e dronit me banderolën “Autochthonous” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, tetorin e vitit 2014 në Beograd.
Ndonëse nuk ka ende një vendim përfundimtar për ekstradimin ose jo të Morinës, ky vendim i Gjykatës së Lartë në Zagreb shikohet si një fitore e vogël e Morinës, por edhe autoriteteve shqiptare për të ndaluar ekstradimin. Paralelisht me procesin gjyqësor, autoritetet shqiptare kanë bërë të gjitha përpjekjet në rrugë diplomatike, por edhe mes dy qeverive që të pengojnë ekstradimin e Morinës drejt Serbisë.
Disa ditë më parë, Ministria shqiptare e Drejtësisë i dërgoi homologes së saj në Zagreb një raport me fakte dhe argumente se përse nuk duhet të ekstradohet Morina në Serbi. Sipas raportit, kërkesa e Serbisë për esktradimin e Morinës është një kërkesë politike dhe se Morinës mund t’i mohohet një proces i rregullt ligjor në Serbi dhe madje mund t’i rrezikohet edhe jeta.
Por, me sa duket, fjalën edhe një herë do ta kenë autoritetet gjyqësore kroate deri në dhënien e një vendimi përfundimtar. Ndërsa avokati që mbron Morinën në Kroaci, Darko Butigan është shprehur optimist se nuk ka asnjë provë konkrete që Morina të esktradohet drejt Serbisë, pasi nuk ka kryer asnjë krim.
Ismail Morina u arrestua në muajin qershor në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë.
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës