Në vitin 2014 rritja ekonomike ka qenë më pak se 1 për qind. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të prezantuara nga raporti “Bruto produkti vendor tremujor TM4 – 2014” del që rritja e vlerësuar ekonomike në vitin 2014 ka qenë vetëm 0.9 për qind, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo është rritja më e ulët që është shënuar që nga paslufta në Kosovë. Madje kjo bie ndesh edhe me vlerësimet e institucioneve shtetërore, duke përfshirë edhe Bankën Qendrore të Kosovës, se rritja ekonomike në vitin e ka kaluar ka qenë mbi 2 për qind.
Ky raport i ASK-së është bërë sipas qasjes së prodhimit dhe shpenzimeve me çmime aktuale dhe me çmime të periudhës përkatëse të vitit paraprak, bazuar në metodologjinë ESA 2010.
“Me vlerësimin e tremujorit të katërt, sipas metodologjisë, ASK-ja jep një vlerësim paraprak për vitin 2014, i cili mbështetur në shumën e tremujorëve pati një rritje prej 0.9 % krahasuar me vitin 2013”, thuhet në raportin që prezanton vetëm vlerësime të përkohshme pasi një vlerësim final është paralajmëruar për nëntorin e vitit 2015.
Me gjithë faktin që në tërë vitin 2014 ASK-ja thotë të mos ketë pasur rritje më të madhe se 1 për qind, në tremujorin e fundit të vitit rritja ka qenë më e theksuar.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...