Kodi strikt i veshjes së “Saudi Arabian Airlines”

14:46 | 11 Gusht 2017
Arbresh.info

Kompania e fluturimeve në Arabinë Saudite ka hapur polemika pasi publikoi kodin e saj të veshjes që u kërkon femrave që të mos ekspozojnë krahët dhe këmbët.
Veshjet që nuk lejohen në “Arabian Airlines” janë ato që “mund të shkaktojnë parehati te pasagjerët e tjerë”, ku përfshihen veshjet e ngushta.

Përsa i përket meshkujve, nuk pranohen pantallonat e shkurtra në avion.

Kjo kompani fluturimi ndalon gjithashtu edhe transportimin dhe konsumimin e alkoolit, si dhe zbret nga avioni ata pasagjerë që mbajnë erë të keqe, që nuk vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje apo handikapi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme