Ziadin Sela ka kërkuar fitore nga Shkëndija në ndeshjet e play-offit kundër gjigantit evropian, AC Milanit.
Kreu i LR-PDSH-së beson që përballja kundër skuadrës së Vincenzo Montellas është më shumë se një ndeshje futbolli duke shtuar që takimi në San Siro është kthim i shpresës që klubet shqiptare mund të maten edhe me skuadra të mëdha, shkruan portali arbresh.info.
“Shkëndija nuk është vetëm një klub futbolli dhe ju besojë që e dini. Për shqiptarët në Maqedoni por edhe për shqiptarët në përgjithësi, Shkëndija është shpresë. Prandaj, përballja me Milanin ka simbolikën e përballjes me divat, me klubet më të suksesshme të cilat i ka pas dhe i njeh historia e futbollit. Por për ne është më tepër se futboll, është kthimi i shpresës se ne mund të matemi edhe me klubet por edhe me çdo veprimtari tjetër jetësore dhe mund të jemi më të mirë”, tha deputeti shqiptar i Maqedonisë përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook.
“Ne presim fitore nga ju në San Siro edhe këtu në Shkup. Besoj që nuk keni nevojë për kurajën time sepse kurajën më të mirë dhe më të madhe që ndonjëherë ndonjë klub ka marrë nga tifozëria e saj sesa Ballistët që i japin Shkëndijës nuk ka. Prandaj, bëni krenar Ballistët, dhurojani atyre një fitore të merituar, dhuroni shqiptarëve shpresën në mënyrë që çdo ditë të jetojmë mbi këtë shpresë të cilën kaq shumë e kemi të nevojshme. Ne presim fitore. Forca djema” përfundoi Sela.
Ndeshja e parë Milan – Shkëndija zhvillohet në San Siro më 17 gusht, ndërsa takimi kthyes luhet më 24 gusht në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup të Maqedonisë./arbresh.info
https://www.facebook.com/ziadin.sela/videos/10211660552521822/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?