Google ADS

Policia jep detaje për grabitjen e djeshme në Prishtinë

12:51 | 11 Gusht 2017
L G

Policia e Kosovës njofton se dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, rreth orës 15:35 tre persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur kanë kryer një grabitje.

Sipas policisë, të dyshuarit ç‘armatosën punëtorët e sigurimit duke ju marrë armët personale dhe kanë grabitur  një sasi të parave.

Të dyshuarit më pas me një automjet janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Indeksonline.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura dhe kërkimi për të dyshuarit vazhdon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme