Pse u takuan Albin Kurti e Agim Bahtiri? (FOTO)

12:38 | 11 Gusht 2017
L G

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet ditën e hënë. Të gjitha subjektet politike janë vënë në lëvizje për ta zgjidhur këtë bllokadë institucionale, pasi që edhe dy muaj pas zgjedhjeve akoma nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryeministri.

Veriu.info ka siguruar një fotografi, ku shihet deputeti i VV-së dhe ish lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti në takim me nënkryetarin e AKR-së, Agim Bahtiri.

Nuk dihet pse janë takuar, por partitë politike ditëve të fundit i kanë intensifikuar veprimet për dalje nga kjo krizë politike.

Ndryshe, Kurti e Bahtiri në vazhdimësi kanë pasur afërsi politike, ku edhe në fund të vitit të kaluar VV-ja ka hyrë në koalicion me AKR-në në Mitrovicë./Veriu.info

20170811_115919

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme