Jo pak ankesa ka pasur nga pushuesit kosovarë që vizitojnë bregdetin e Shqipërisë për mashtrimet që po u bëhen në pagesa të ndryshme nga bizneset turistike atje.
Format e mashtrimit ankuesit thonë se janë të shumta.
Por, një nga më të përhapurat është mashtrimi me kuponin fiskal/tatimor.
Mashtrim ky që dëmton edhe turistët e huaj, por edhe vet arkën e shteti të Shqipërisë.
Një nga mënyrat është ndryshimi i shifrave të çmimit të mallit nga sa shkruan se është në kupon fiskal dhe sa para kërkohen në të vërtetë.
Për shembull; kuponi lëshohet për klientët me një çmim të caktuar, ndërsa pagesa kërkohet të bëhet me një çmim shumë më të madh.
Një ankesë e tillë në redaksinë e Klan Kosovës ka ardhur nga një turist që me pushime është në Shëngjin.
Atje kuponi fiskal për çmimin e një çadre pushuese lëshohet me çmimin 300 lekë, ndërsa pagesa kërkohet të bëhen 700 e më shumë lekë.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër