Google ADS

Dembele – Barcelona, arrihet marrëveshja

12:03 | 11 Gusht 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele ka rënë dakord me Barcelonën të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me vlerë 10 milionë euro në vit, raportojnë mediat në Spanjë.

Bazuar në ‘Diario Sport’, 20-vjeçari ka arritur “një marrëveshje totale” me klubin katalunas dhe ka ndërmend të detyrojë transferimin pasi mungoi në stërvitje te klubi në Bundesliga të enjten, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Dortmundi vazhdon të qëndrojë ende i patundur duke refuzuar të shes reprezentuesin francez me të cilën nënshkruan për 15 milionë euro nga Rennes vitin e kaluar dhe kanë refuzuar ofertën e fundit nga Barcelona, e cila raportet se ishte rreth 100 milionë euro.

Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton që Dembele është ende në Gjermani dhe nuk do të udhëtojë për në Camp Nou deri në momentin kur klubet të bien dakord rreth tarifës së transferimit./arbresh.info

Të ngjashme