Google ADS

Qeveria shmang krizën për energji elektrike (VIDEO)

11:46 | 11 Gusht 2017
arbresh.info

Qeveria miraton kërkesën për shpronësim të pronave të paluajtshme për nevojat e KEK-ut, në Hade e Shipitullë, raporton arbresh.info.

Kërkesën e ka parashtruar Ministri i Mjedisit, Ferat Shala, duke thënë se është në harmoni të plotë ligjore.

Sipas kryeministrit, Isa Mustafa, procesi është koordinu me Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe KEK-un.

“Me këto procese mund të krijojmë kushte ligjore dhe të evitohet problemi i krizës për sigurimin e thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike,” është shprehur Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme