Sërish qeveria turke vepron kundër mediave. Sipas një raportimi mediatik është urdhëruar arrestimi i 35 gazetarëve. Ata akuzohen për lidhje me predikuesin Fetullah Gylen.
Agjencia e lajmeve Anadolu bën të ditur, se 9 gazetarë janë arrestuar ndërkohë, por urdhërarrestet janë dhënë për 35 gazetarë. Anadolu njoftoi të enjten (10.08), se mes të arrestuarve është edhe redaktori i gazetës kritike “Birgün”. Gazetarët akuzohen për lidhje me predikuesin Fetullah Gylen, të cilin qeveria turke e bën përgjegjës për përpjekjen për puç në korrik 2016. Sipas Anadolu ata akuzohen për anëtarësinë në një organizatë terroriste.
ByLock si provë për autoritetet
Gazetarët akuzohen konkretisht se kanë përdorur shërbimin e mesazheve të celularëve, ByLock. Përmes këtij shërbimi ndër të tjera kanë komunikuar edhe përkrahësit e Gylenit, për përgatitjen e puçit.
Qeveria turke e përdor ByLock si provë kundër përkrahësve të Gylenit. Kush e ka këtë App në celularin e tij, sipas Ankarasë është i dyshuar për lidhje me lëvizjen e ndaluar të Gylenit.
Sipas autoriteteve turke ky App u zhvillua qëllimisht për lëvizjen Gylen, me qëllim që anëtarët e saj të komunikojnë në mënyrë të koduar me njëri-tjetrin. Sipas tyre, ky shërbim nuk gjendej gratis në internet, por dhurohej brenda lëvizjes Gylen.
Por shërbimi i BYLock ka qenë i ofruar në internet gratis nga shtatori 2014, atë mund ta gjeje e shkarkoje në “Apple App store” dhe nga marsi 2015 në “Google Play Store”.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë