Google ADS

Klopp paralajmëron Barçën rreth klauzolës së Lionel Messit

09:33 | 11 Gusht 2017
Arbresh Info

Jurgen Klopp ka paralajmëruar që klauzola e lëshimit prej 300 milionë euro e sulmuesit Lionel Messi mund të mos jetë e mjaftueshme për Barcelonën që të mbajë atë në klub.

Ish bashkëlojari i argjentinasit, Neymar kishte një klauzolë të lëshimit prej 220 milionë të shkruar në marrëveshjen e tij me Barcelonën si pjesë e rregullave në La Liga që kërkohet të jetë si pjesë e një kontrate, transmeton portali arbresh.info.

Por, Paris Saint Germaini vendosi të aktivizojë atë duke ofruar plotësisht atë shifër dhe konfirmoi arritjen e sulmuesit brazilian javën e kaluar duke nënshkruar me të kundër dëshirës së Barcelonës.

Për këtë arsye, Klopp beson që kjo duhet të mirret si një shenjë nga klubi në Camp Nou që madje edhe klauzola e lëshimit të Lionel Messit mund të paguhet nga një klub ambicioz.

“Është shumë e thjeshtë. Deri tani është parë thjeshtë e pamundur”, tha fillimisht Klopp. “Më pas ekziston një listë me klauzolat e lëshimit të Barcelonës. Lionel Messi e ka 300 milionë euro”.

“Në një periudhë prej vetëm një muaji kjo mund të duket e mundshme gjithashtu. Kjo dukej të jetë një shumë madhështore. Ata e vendosën thjeshtë tarifën në mënyrë të rëndomtë. Dua të them kush do të paguante 300 milionë euro. Por tani kjo është thjeshtë duke ndodhur”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme