Një vajzë shqiptare shkoi për studime në Londër dhe atje njohu dashurinë e jetës, Henrin. Sic tregon ajo pas shumë vitesh si miq Henri i kishte bërë pyetjen “Të besdis ngjyra ime”. Përgjigja e saj ishte një puthje.
Pas dy vitesh marrëdhënie, ajo mbeti shtatzënë por prindërit i kërkuan ta abortonte pasi nuk mund të pranon një dhëndër me ngjyrë.
Pas disa vitesh ajo erdhi në Shqiperi për t’u treguar prindërve nipin e tyre me shpresën që dashuria prej gjyshërish do t’i zbuste por kur panë që kishte trashëguar ngjyrën e Henrit i thanë se s’kishin për ta pranuar kurrë. “Coje djalin ta rrisë i ati dhe atëherë do jesh vajza jonë”.
Henri e shtyu të përpiqej seriozisht të krijonte një urë komunikimi me ta, sepse e shikonte që gruaja e tij po vuante. Por ata nuk pranojnë në asnjë lloj mënyre.
Pasi lajmi u publikua në rrjetet sociale, komentet lanë për t’u habitur, sepse shqiptarët dolën shumë racistë dhe e quajtën turp këtë që ka bërë kjo vajzë shqiptare.
“Tre mundësi ke: të varesh, të hidhesh ose ta djegësh veten me benzinë, përndryshe ka pas mjaft djem që jan ma të bukurit në planet. Turp, pa fytyrë, mjerë prindërit çfarë paskan rritur.”,- shkruan një komentuese, sipas tetovasot.
“Mos mendo t’ia mbushësh mendjen prindërve, moj maniake seksuale. Për një zezak i shkele të gjitha, pe botën me sy, atje që marrin zezak për burrë, o burra edhe ti. Nuk është fundi i botës, lëre zezakun se nuk ta duan prindërit, nuk je as e para as e fundit.
Gjithsesi të gjitha ato femra që marrin zezak kur janë të reja ndahen në moshën 60-65 vjeçare, se atëherë i bie era më shumë zezakëve, racë majmuni. Çka është më e dhimbshmja, pse zezak, atë fëmijën nuk ta do as prindërit as shtëpia, as shoqëria. Mos femra shqiptare, se nuk janë zhdukur nuk janë mbaruar ende shqiptarët, shqiptarët janë raca më e bukur në botë! Pse zgjidhni majmunin!”,- shkruan një burrë.
Por ka edhe nga ata që e mbështesin zgjedhjen e saj.
“Epo në fakt, raca shqiptare që rreh gratë, vret babain dhe nënën dhe shumë maskarallëqe të tjera, janë të përkryer. Shajnë të gjithë ata që janë të sharë. Njeriun e krijoi Zoti e askush nuk ka të drejtë të shajë askënd. Me ngjyrë a pa ngjyrë, të mëdhenj e të vegjël ne jemi njerëzit e Zotit”,– shkruan një tjetër.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...