Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur edhe një herë se Irani nuk është “duke iu përmbajtur shpirtit” të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke e cilësuar atë si “marrëveshje të tmerrshme”.
“Nuk mendoj se janë duke iu përmbajtur shpirtit të marrëveshjes”, u ka thënë Trump, gazetarëve në Nju Xhërsi, ku është duke kaluar pushimet.
“Unë personalisht nuk besoj se po veprojnë në përputhje me marrëveshjen, mirëpo kemi kohë, do ta shohim. Mendoj se do të shihni zbatimin e gjërave shumë të fuqishme, nëse ata nuk veprojnë në pajtim me paktin”, ka shtuar tutje ai.
Sipas kësaj marrëveshje, Iranit i janë lehtësuar sanksionet ndërkombëtare, në këmbim të zvogëlimit të aktivitetit bërthamor.
Agjencitë për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, në kuadër të OKB-së dhe SHBA-së, kanë thënë se Irani ka respektuar marrëveshjen.
Mirëpo liderët amerikanë vazhdojnë ta akuzojnë këtë vend për “shkelje të shpirtit të marrëveshjes”, duke iu referuar lansimit të raketave balistike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore.
Ndonëse SHBA e ka sanksionuar për këto programe, Irani vazhdon të mbrojë aktivitetet, duke thënë se janë për qëllime të vetëmbrojtjes. /Rel/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...