Ajo se çka ndodh pas vdekjes mbetet mister akoma, dhe nuk ka ndonjë shpjegim real rreth saj.
Megjithatë, kohë pas kohe persona të ndryshëm rrëfejnë eksperiencat e tyre personale që kanë hasur gjatë jetës së tyre, duke shprehur mendimet e tyre rreth asaj që mund të ndodh pas vdekjes, pasi kanë përjetuar vdekje klinike, shkruan gazetametro.net
Më poshtë ju sjellim disa shkrime të personave të ndryshëm që kanë publikuar në rrjetet socaile, të cilët tregojnë gjëra shumë të frikshme e interesante, deri te takimi me Zotin e djallin:
“Kishte paqe kudo. Nuk kishte drita, kangjella të mëdha apo engjëj, vetëm paqe. Pësova një aksident të rëndë me makinë e për pasojë vdiqa për pak kohë. Kur u zgjova kisha disa njerëz që më bërtisnin që të zgjohesha. Kjo më acaroi sepse jo vetëm që isha e bindur se po merrja frymë, por sapo më kishin zgjuar nga një gjumë shumë i mirë. Nuk ka asgjë tjetër përveçse paqe dhe ngrohtësi në anën tjetër…”, rrëfen një grua
Ndërsa një tjetër person thotë se ka parë djallin:
“Rreth 20 vite më parë, tentova të vetëvritesha duke marrë një dozë të madhe ilaçesh. Nuk jam i sigurt nëse vdiqa gjatë gjumit apo diçka tjetër, por më kujtohet se isha në ferr. Djalli ishte një milingonë gjigande prej zjarri që ecte mbi llavë, që është e çuditshme pasi nuk kam qenë kurrë i frikësuar nga milingonat, përveçse njëherë kur isha vetëm 5 vjeç… e di që ka një botë të përjetshme”, shkruan ajo
Një grua në të 60-at shkruan se nuk ka më frikë nga vdekja, pasi vizitoi një vend tepër të bukur dhe të qetë. Ndërsa, një tjetër përdorues tha se takoi Zotin. Ai e përshkruajti atë si një burrë të veshur me të bardha, në një vend plot paqe e dashuri…
“Isha 12 vjeç kur rashë me qafë nga trampolina. Ndalova së marri frymë dhe e gjeta veten në një tunel ku kishte dritë gjithandej. Takova një burrë që mbante veshur një rrobë të bardhë të gjatë. I thashë se doja të më merrte me vete. Rreth e rrotull kishte vetëm paqe dhe dashuri. Por ai më tregoi diçka që përngjante si filmi i jetës time, të gjitha eksperiencat që duhet të kisha. Më tha se duhet të rikthehesha mbrapsht. Ishte një eksperiencë shumë e bukur”.
Vdekja klinike është një gjendje kufitare me vdekjen kur doktorët nuk rregjistrojnë më aktivitet të zemres (pacienti s’ka rrahje zemre), të frymemarrjes, të mushkrive, funksionet e sistemit nervor fillojnë të zhduken. Pra një njeri deklarohet klinikisht i vdekur kur të gjitha këto më sipër ndodhin, edhe pse të gjitha proceset metafizike vazhdojnë. Vdekja klinike vazhdon për disa minuta dhe nëse njeriu nuk merr ndihmën e shpejtë atëherë kalon në vdekje biologjike nga e cila nuk mund të kthehet më në jetë.
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde